Kreu Financa Reagojnë nga Qeveria: s’janë ndarë nga 100 euro për pensionistët

Reagojnë nga Qeveria: s’janë ndarë nga 100 euro për pensionistët

nga Kontabilisti

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka sqaruar se Qeveria nuk ka ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët. Ai thotë se në fjalën hyrëse në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Kurti vetëm i ka shpalosur masat që janë marrë në të kaluarën.

Këtë sqarim Kryeziu e ka bërë pasi u dha lajmi për kinse ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët.

Postimi i plotë i tij:

Raportimet se Qeveria në mbledhjen e sotme dyfishoi ndihmat për skemat sociale dhe ndau 100 euro shtesë për pensionistët janë të pasakta.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse nuk prezantoi masa të reja por vetëm po shpaloste masat e deritanishme që Qeveria ka marrë si përgjigje ndaj inflacionit në vend.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni