Kreu Biznes Rreth 40 për qind e mjeteve nga Pakoja Emergjente janë keqpërdorur

Rreth 40 për qind e mjeteve nga Pakoja Emergjente janë keqpërdorur

nga Flamur Berisha

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka ngritur sot shqetësimet e tij në lidhje me zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale, duke thënë se rreth 40 për qind të mjeteve të ndara me qëllim të zbutjes së pasojave nga COVID-19 janë keqpërdorur. Në një konferencë për media pas takimit me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, ai theksoi se pikë e parë e diskutimit ka qenë keqpërdorimet e pagave të punëtorëve. “Në si sindikatë e kemi dhënë një rezyme të përgjithshme se si ka shkuar Pakoja Emergjente, me të cilën ministren e kemi informuar për keqpërdorimet që janë bërë te bartja e mjeteve. E kemi dhënë një njohuri që 30 deri 40 për qind e mjeteve nuk janë shkuar të punëtorët, por janë keqpërdorur”, tha Azemi.

Kreu i sindikatës tha se këto parregullsi janë adresuar në Prokurori. Ai theksoi se ka kërkuar nga ministrja Bajrami që të mos ndodhin keqpërdorime të tilla edhe në pjesë e dytë të pagave. Në takim është diskutuar edhe për tërheqjen e mjeteve të Trustit, ku sipas ministres Bajrami nuk do të ketë rimbursim të mjeteve të trustit nga Qeveria. “Sot është definuar që tërheqja e mjeteve për një kohë të shkurtër mund të bëhet, por Qeveria e Kosovës nuk do ta ketë mundësi ta rimbursoj”, tha Azemi.Në fund, ai ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë rishikimin e buxhetit për zhbllokimin e Pakos Emergjente Fiskale. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni