Më 20 qershor të vitit 2019, në një ditë të bukur vere, Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, me anë të një vendimi miraton kërkesën e Koordinatorit të Përgjithshëm për Planifikime Strategjike të asaj kohe, Gani Thaçi për pensionim të parakohshëm.
Përmes këtij vendimi, të siguruar Gani Thaçit, vëllait të ish presidentit Hashim Thaçi, Byroja Kosovare e Sigurimeve merr përsipër që t’i paguaj pagën prej 4 mijë eurove në muaj për periudhën që Gani Thaçi do duhej të punonte deri në pensionimin e rregullt.