Kreu Ekonomi Rukiqi: Bizneset do të përkrahen financiarisht për qiratë dhe pagat e punëtorëve

Rukiqi: Bizneset do të përkrahen financiarisht për qiratë dhe pagat e punëtorëve

nga Flamur Berisha

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka bërë të ditur se do të ketë masa të reja kufizuese për 12 ditë.

Ai bëri të ditur se krahas vendimit për masat e reja kufizuese, do të miratohet edhe vendimi për përkrahje financiare të bizneseve që do të preken nga masat e reja.

Ai tha se do të ketë përkahje financiare për qiratë dhe pagat e punëtorëve.

“Nga takimi me Ministrat Vitija, Hajdari dhe Murati

– Pavaresisht kundershtimit tone, per cfaredo lloj mase kufizuese, masa te reja kufizuese do te kete

Masat do te jene te kufizuara ne kohe: 12 dite

– Krahas vendimit per masa te reja kufizuese, do te miratohet vendimi per perkahje financiare te bizneseve qe preken nga masat e reja (qiraja + pagat e punetoreve)”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Nga java e ardhshme pritet që të ketë mbyllje totale për 12 ditë të gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni