Kreu Ekonomi Sa biznese u mbyllën në Kosovë si pasojë e COVID-19 gjatë një viti?

Sa biznese u mbyllën në Kosovë si pasojë e COVID-19 gjatë një viti?

nga Flamur Berisha

Më 11 mars janë bërë një vit prej kur në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e para kufizuese për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Këto masa shkaktuan dëme në sfera të shumta, por më e goditura konsiderohet të jetë ekonomia.

Kjo sipas Drejtorit të Aleancës Kosovare  të Bizneseve, Agim Shahini, që thotë se në vend diku rreth 20 mijë biznese nuk janë duke funksionuar më si pasojë e koronavirusit.

“Numrin e bizneseve të mbyllura, të shuara dhe të pushuara gjatë pandemisë nuk do ta dimë saktë kurrë, sepse do të duhet të bëhet një hulumtim në terren dhe për këtë duhet kohë dhe financa. Por, sipas një vlerësimi të AKB-së, numri i bizneseve jo aktive për vitin 2020 kap shifrën rreth 20 mijë. Kaq operatorë ekonomik ia kanë vendosur çelësin aktiviteteve, jo për fajin e tyre, por për shkak të pandemisë COVID-19 dhe problemeve të tjera të vazhdueshme që kanë bizneset për shkak që ka humbur fuqia konkurruese si pasojë e konkurrencës jo të drejtë”, ka thënë Shahini për KlanKosova.

“Shifrat e lartcekura nuk përputhen me shifrat zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, por këto janë shifra reale nga terreni të mbledhura nga aktivistët dhe degët e AKB-së në gjashtë regjione. Deri në fund të këtij viti kjo mund të jetë më e madhe për shkak se kriza është duke vazhduar. Mbyllja zyrtare e një biznesi është e komplikuar dhe merr shumë kohë, por është edhe e kushtueshme, edhe nga lëvizjet e kufizuara që ishin pronarët e bizneseve kanë hequr dorë nga mbyllja zyrtare. Kjo situatë kurrë më keq nuk ka qenë”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni