Kreu Financa Sa do të paguajnë qytetarët që harxhojnë më shumë se 800kWh?

Sa do të paguajnë qytetarët që harxhojnë më shumë se 800kWh?

nga Kontabilisti

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja.

Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRrE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRrE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me dy tarifa prej 12.5 cent dhe 5.9 cent. Të gjithë konsumatorët komercial dhe të amvisëritë, ZRrE-ja propozon që për 800kWh të ketë zero rritje”, është thënë nga Departamenti i Tarifave të ZRrE-së, shkruan Telegrafi.

Pra, konsumatorët mbi këtë bllok do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent dhe 5.9 cent për tarifën e ulët, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800kWh, tarifa e lartë do të jetë 6.75 cent e ajo e ulëta prej 2.89 cent.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni