Kreu Financa Sa është shuma maksimale që më subvencionon qeveria nëse aplikoj per kredi?

Sa është shuma maksimale që më subvencionon qeveria nëse aplikoj per kredi?

nga Flamur Berisha

Kush mund të përfitojë?

Të gjithë personat që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10,000 euro, nga data 1 tetor 2021 e tutje, do të mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë.Sa është shuma e subvencionimit?

Shuma që përfiton secili aplikues që kualifikohet është 10% e shumës së kredisë, deri në maksimumin prej 300 euro. Shembull:

Nëse kredia është 1,500 euro, subvencionimi do të jetë 150 euro;

Nëse kredia është 3,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro;

Nëse kredia është 5,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro.

Çka duhet të bëni për të përfituar?Pasi të keni marrë kredinë nga një institucion financiar i licencuar, duhet të plotësoni formularin për aplikim (i cili do të publikohet ditët në vijim).Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit.

Me këtë masë synohet mbështetja e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, mbylljen e bilanceve të kredit kartelave, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni