Kreu Financa Sa mjete mund t’i tërhiqni nga Trusti dhe në çfarë afati kohor nëse kalon në parlament?

Sa mjete mund t’i tërhiqni nga Trusti dhe në çfarë afati kohor nëse kalon në parlament?

nga Kontabilisti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të shqyrtojnë sot Projektligjin për Fondet Pensionale, i propozuar me peticion nga qytetarët e Kosovës.

Sipas dokumentit të propozuar nga mbi 17 mijë qytetarë, Projektligji për Fondet Pensionale parasheh tërheqjen e 10 deri në 30 për qind të mjeteve të qytetarëve, të kursyera, bazuar në shumën që ata kanë në fond.

Projektligji thotë se qytetarët të cilët kanë më pak se 10 mijë euro të kursyera, do të mund ti tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve. Ndërkaq, më pak mjete në përqindje, do të mund t’i tërheqin ata qytetarë që kanë mbi 40 mijë euro: vetëm 10 për qind të kursimeve të tyre, shkruan Paparaci.

“Pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjetë (10) deri tridhjetë (30) për qind (%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK, sipas pershkrimit në vijim:

Personat që kanë kursime pensionale në shumën më pak se 10.000 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë përqind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

1.2 Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 10.000 Euro deri në 19. 999 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në njëzetepesë për qind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

1.3 Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 20.000 Euro deri në 29. 999 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri nënjëzetë përqind (20 %) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

1.4. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 30.000 Euro deri në 39. 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbdhjetë përqind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

1.5. Personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40.000 Euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë përqind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK”, thuhet në nenin 12, paragrafi 1 i projektligjit.

Projektligji parasheh që aplikimi për tërheqjen e mjeteve të bëhet brenda gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të Ligjit.

“Me qëllim të tërheqjes së mjeteve sipas paragrafeve 1.1, 1.2, 1.3, 1.4, 1.5 të këtij neni, pjesëmarrësit aplikojnë në formë elektronike pranë FKPK-së brenda gjashtë (6) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Çdo aplikacion që merr FKPK në formë elektronike e trajton atë si të mirëqenë dhe zyrtare, dhe shqyrton kërkesën sipas dispozitave të këtij neni. Procedura e aplikimit zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për procedurën e përgjithshme administrative”, thuhet në projektligj.

Projektligji për Fondet Pensionale është propozuar me arsyetimin për të lehtësuar përballjen e qytetarëve me krizën ekonomike dhe inflacionin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni