Kreu Ekonomi Sa paguhen kosovarët në Gjermani dhe Zvicër?

Sa paguhen kosovarët në Gjermani dhe Zvicër?

nga Flamur Berisha

Gjetja e një vendi pune dhe sigurimi i një jete më të mirë, janë ndër arsyet kryesore qe i shtyjnë kosovarët ta marrin rrugën jashtë vendit. Për punën që bëjnë në shtetet e huaja, thuhet se paguhen mirë. Por, sa janë në të vërtetë pagat në shtetet që ua mësyjnë zakonisht kosovarët për të punuar?

Rreth 35 mijë kosovarë e kanë braktisur vendin vetëm gjatë vitit 2019. Bazuar në raportin “Vlerësimi i Popullsisë 2019”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, një prej arsyeve kryesore që i ka shtyrë ata të largohen nga vendi, është gjetja e një vendi pune që do t’iu siguronte të ardhura më të mira.

“Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2019 është vlerësuar të jetë gjithsej 34,911 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2019 ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim, etj.”, thuhet në raportin e ASK-së, transmeton Albinfo.ch.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni