Kreu Ekonomi Sfida e fundit e Qeverisë Hoti qe deshiron ta kryejë

Sfida e fundit e Qeverisë Hoti qe deshiron ta kryejë

nga Flamur Berisha

Kryeministri i legjislaturës aktuale, pak para rrëzimit të qeverisë së tij, si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për jo-ligjshmërinë e votës së deputetit nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI), po thërret grupet parlamentare që të votojnë buxhetin për vitin 2021 përbrenda afatit të rregullt. Në rast se nuk votohet projektligji për buxhet, njohësit e çështjeve po vlerësojnë se mund të çojë në vonesa të proceseve të rëndësishme shtetërore.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa, në një prononcim për Gazetën Express, vlerëson se do të ishte e udhës që të aprovohej buxheti përpara zgjedhjeve qendrore, të paralajmëruara nga Gjykata Kushtetuese, të cilat do të mbahen në janar.

Në situatën në të cilën ndodhemi mund të paraqiten probleme nëse buxheti nuk aprovohet para zgjedhjeve, apo nëse procesi zgjedhor nuk mundëson një konstitutim të shpejtë të Kuvendit dhe Qeverisë së re në mënyrë që Buxheti për vitin 2021 të aprovohet para 31 Marsit të atij viti”, ka deklaruar Mustafa.

Eksperti i ekonomisë, i cili është edhe pjesë e delegacionit të palës kosovare për dialogun Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh, ka shpjeguar edhe anën ligjore për votim të buxhetit, sipas të cilit ekziston edhe një afat i jashtëzakonshëm.

Ligji ka dhënë edhe një afat shtesë për të siguruar funksionimin e institucioneve publike dhe kryerjen e detyrave te tyre duke mundësuar që deri në 31 mars të vitit që vie të mund të shpenzohet për çdo muaj 1/12 e buxhetit të vitit paraprak. Pas këtij afati fondet e buxhetit nuk mund të përdoren, do të thotë nuk ka autorizim për shpenzim nga Kuvendi, dhe kjo do të thotë një blokadë e shumë funksioneve”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni