Kreu Financa Shiko nëse jeni në këto kategori që qeveria do ua paguajë rrymën.

Shiko nëse jeni në këto kategori që qeveria do ua paguajë rrymën.

nga Kontabilisti

Në kuadër të masave mbështetëse për qytetarët, Qeveria do të subvencionojë një pjesë të faturës së rrymës elektrike për familjet që preken më shumë nga kriza energjetike.

Sipas njoftimit të bërë nga LVV, subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës

Në lidhje me këtë masë sot është publikuar sqarimi lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë.

Subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë si në vijim:

Familjet me asistencë sociale dhe kategoritë e pensionmarrësve si vijon:

Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së;

Familjet e Viktimave Civile;

Familjet e të Zhdukurve;

Invalidët e Luftës;

Personat e Verbër;

Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.

Kategoritë e lartëpërmendura nuk kanë nevojë që të aplikojnë për të përfituar nga ky subvencionim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni