Kreu Ekonomi Shkak pandemia – Bankat dalin me një njoftim të rëndësishëm

Shkak pandemia – Bankat dalin me një njoftim të rëndësishëm

nga Flamur Berisha

Ndonëse në kushte pandemie, shuma e të hollave që qytetarët kosovarë vetëm si ekonomi familjare kanë depozituar në bankat komerciale në vend ka arritur në gati tre miliardë euro.

Sipas raportit më të fundit nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin janar 2021, shihet se depozitat e përgjithshme nga tre depozituesit kryesor nëpër këto institucione, shkuan në vlerën e 4 miliardë e 340 milionë eurove, përcjell Buletini Ekonomik.

Prej tyre, 2 miliardë e 947 milionë euro janë depozita të ekonomive familjare, 830 milionë tjera janë të korporatave jo financiare dhe 275 milionë eurot e mbetura i përkasin korporatave tjera financiare.

Norma në depozita nëpër banka për këtë muaj u shpreh me një përqindje prej 1.7%, për ekonomitë familjare 1.4%, kurse për korporatat jofinanciare me 2.3%. Ndërkaq, ndryshimi vjetor në depozita u shpreh me 11.2 për qind.

197 milionë euro prej të gjithë depozitave janë të depozituara në valutat e tjera financiare dhe jo në valutën euro, thuhet mes tjerash në Raportin Mujor të Sistemit Financiar (janar 2021) nga BQK-ja.

Në anën tjetër, vlera e kredive të marra në këto institucione bankare ishte 3 miliardë e 233 milionë euro, ku familjet kosovare morën 1 miliardë e 180 milionë euro kredi, korporatat jo financiare 2 miliardë e 40 milionë euro dhe tjerat korporatat e tjera financiare.

Norma efektive e interesit në kreditë e familjeve u shpreh me një përqindje prej 6.3%, 6.7% për ato konsumuese dhe 5.1 për kreditë hipotekare të familjeve, kurse norma e interesit për korporatat jo financiare ishte 6.0%.

Ndryshe, vlera e aseteve të përgjithshme të bankave komerciale në Kosovë gjatë janarit 2021 ishte mbi 5 miliardë e 321 milionë euro, ku vetëm të hyrat arritën mbi 25 milionë euro. Të hyrat e bankave nga interesi ishin në shifrën e 17.7 milionë euro

Ju gjithashtu mund të pëlqeni