Kreu Ekonomi Shoqata e Gastronomëve ankohet për sjellje të pahijshme nga zyrtarët policorë

Shoqata e Gastronomëve ankohet për sjellje të pahijshme nga zyrtarët policorë

nga Flamur Berisha

Shoqata e Gastronomëve ka shkruar se kohëve të fundit, zyrtarët policorë janë duke shkaktuar probleme ndaj klientëve dhe stafit në hapësira të lokaleve.

Përmes një shkrimi, Shoqata shkruan se sjelljet e zyrtarëve janë shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“SHGK ju bën thirrje zyrtarëve policorë dhe inspektorateve përgjegjëse që të zbatojnë në përpikmëri vendimet e qeverisë për kontrollin e pandemisë. Vendimet dhe ligjet shtrijnë autoritetin e tyre ndaj secilit person fizik dhe juridik në republikën e vendit. Kjo çfarë po shohim kohët e fundit, është shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përkatësisht barazisë para ligjit, dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shoqata ka bërë thirrje që të raportohet çdo rast i tillë në mënyrë që t’u drejtohen me ankesë organeve relevante.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni