Kreu Ekonomi Shoqata e Gastronomëve të Kosovës me reagim publik

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës me reagim publik

nga Flamur Berisha

THIRRJE/LUTJE Qeverise Pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga Parlamenti i Kosovës,

ekzekutimi i tij pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, që do të thotë mjetet të kalojnë në llogari të bizneseve, punëtorëve, etj., vitin e ardhshëm.Ne falenderojmë Qeverinë, Parlamentin dhe Partitë politike të Kosovës për përkrahje mirëpo gjendja jonë momentale është shumë e rënduar. Ne kemi nevojë për ju më shumë se çdo herë tjeter. Kemi nevoje të mbijetojmë edhe në këtë fundvit!Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës po ashtu edhe për diasporen, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit.Me 3 lule nuk qel pranvera! Nëse qendron ideja të lirohen masat vetëm për 3 netë të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk qel pranvera!Edhe Ekonomia njejt sikurse spitalet është rënduar tej mase, nëse ekziston dhe planifikoni lehtësimin e masave për fundvit, atëherë ne ju lusim ta bëni që tani! 🙏P.S. DELEVERY DUHET URGJENTISHT ME U LIRU! Nuk ka kuptim taxit me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo. Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur, dhe delivery është vetëm një ndihmes për gjithë ato nana që përveq punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares.Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni