Kreu Biznes Shteti në aksion. Konfiskohen qindra litra me vaj. Mësohen mashtrimet e marketeve me vaj.

Shteti në aksion. Konfiskohen qindra litra me vaj. Mësohen mashtrimet e marketeve me vaj.

nga Kontabilisti

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës sonte kanë ndërmarrë aksion të inspektimit dhe bastisjes së depos kryesore të zinxhirit të marketeve “Viva Fresh Store” në Çagllavicë.

Aksioni është zhvilluar për shkak të dyshimeve të mashtrimit me çmimin e vajit dhe fshehjen e këtij produkti nga raftet e marketeve, me arsyetimin se mungon.

Depoja e “Viva Fresh Store” në Çagllavicë është mbyllur për afat të pacaktuar dhe lënda ka shkuar në gjykatë.

“E kanë mbyllur në afat të pacaktuar depon e ‘Viva Fresh Store’. Në vendin e ngjarjes ka qenë kryeinspektorja e tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Lebibe Haliti”, kanë thënë këto burime për Demokracia.com.

Tutje bëhet e ditur se gjatë inspektimit në këtë depo janë gjetur stoqe pa mbulueshmëri me dokumente dhe çmime në shpërputhje me rregullat e tregut.

“Në stoqet e depos së Viva Fresh Store janë gjetur 100 mijë litra vaj, të cilat dyshohet se janë fshehur qëllimisht dhe nuk janë hedhur në treg”, thonë tutje burimet policore.

Aksioni është zhvilluar nga ora 18:00 deri në orën 21:45.

Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar edhe në vazhdim lidhur për këtë aksion./Demokracia.com

Mbi 3 mijë litra vaj i janë hequr nga raftet një qendre tregtare në Mitrovicë pasi kjo qendër nuk ka paraqitur dokumentacion që dëshmon origjinën e produktit.

Valon Brahimi, drejtor i Inspektoratit në Mitrovicë tha për KALLXO.com se në rast se deri nesër qendra tregtare nuk do të paraqesë dokumentacionin, produktet do të konfiskohen.

Brahimi ka bërë të ditur se në të njëjtën qendër tregtare sot kanë hasur në rritje të çmimit të vajit në 3.49 euro.

Brahimi ka bërë të ditur se në të njëjtën qendër tregtare sot kanë hasur në rritje të çmimit të vajit në 3.49 euro.“Në një rast inspektorët komunal të tregut gjatë inspektimit të një operatori ekonomik (Qendër tregtare)  kanë hasur në çmime të larta të litrit të vajit ushqimor rreth 3.49 euro, dhe përveç kësaj kanë detyruar operatorin ekonomik në fjalë që rreth 3471 litra vaj në  vlerë prej 12113.89 për t’i  larguar nga raftet e shitjes në mungesë të dokumentacionit të origjinës! Operatorit ekonomik është obliguar që deri nesër t’i përcjell dëshmitë, dokumentacioni që dëshmon për origjinën e mallit në të kundërtën i njejti do të konfiskohet konform rregullativës ligjore në fuqi”, ka shkruar Brahimi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni