Kreu Ekonomi Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

nga Flamur Berisha

Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të caktuar datën për seancën e re plenare

Në rend dite është pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021, për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Hortikultura për vitin 2020.

Po ashtu, për diskutim do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 për votimin e Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+), si dhe votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, si dhe pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 19 tetor 2021, për votimin e raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Në seancën e re plenare do të ketë debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC.

Deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë edhe një sërë projektligjesh, si ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, Projektligji për Topografitë e Gjysmëpërçuesve.

Po ashtu, për shqyrtim për herë të parë janë edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar, shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm, shqyrtimi i raportit vjetor të KPM-së për vitin 2020, shqyrtimi i raportit vjetor të ZRRE për vitin 2020, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për 2020, emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit, emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, si dhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni