Kreu Ekonomi Sot mblidhet Kuvendi. Keto vendime te rendesishme pritet te mirren

Sot mblidhet Kuvendi. Keto vendime te rendesishme pritet te mirren

nga Flamur Berisha

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do t’u drejtohen serish ulëseve për të diskutuar një sërë pikash të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare.

Në seancën, e cila fillon nga ora 11:00, do të shqyrtohet pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 e 28 korrik 2021 për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes Hortikultura për 2020.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 do të jenë po ashtu në rend dite – votimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI-t dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+), si dhe votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

Në rend dite do të jetë edhe pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021 për votimin e raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për 2020, si dhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22 dhe 23 nëntor 2021, që kanë të bëjnë me votimin e raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për 2020, votimi i raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për 2020, votimi i raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për 2020, votimi i raportit vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për 2020, votimi i raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për 2020, shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues Kosmonte Foods, votimi për emërimin e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit, votimi për përzgjedhjen e një kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, si dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe disa projektligje që kanë mbetur të papërfunduara nga seanca plenare e 25 dhe 26 nëntor 2021 – shqyrtimi për herë të parë i Projektligjit për inspektimet dhe atij për Produktet Biocide, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për punimet nga metalet e çmuara, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,s i dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni