Kreu Ekonomi Sot Qeveria pritet te mbaje mbledhjen e radhes. Keto jane vendimet qe do ti marrë!

Sot Qeveria pritet te mbaje mbledhjen e radhes. Keto jane vendimet qe do ti marrë!

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës sot do të bëjë hapin e ardhshëm drejt ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme. Në mbledhjen që nis në orën 13:30, pritet shqyrtimi i draftit të koncept-dokumentit për këtë çështje, pas nismës së Ministrisë së Drejtësisë.

Me këtë ligj parashihet që të bëhet konfiskimi i secilës pasuri të pajustifikueshme, që kap vlerën e mbi 5 mijë eurove.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit të 24 dhjetorit, kur ishin propozuar tre kandidatë për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Image

Ju gjithashtu mund të pëlqeni