Kreu Financa Sqarim më rëndesi nga Ministria e Financave për familjet në nevojë

Sqarim më rëndesi nga Ministria e Financave për familjet në nevojë

nga Kontabilisti

𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈ 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐞̈

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në vendimin e Qeverisë nr. 20/50 të datës 23.12.2021, subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë si në vijim:

-Familjet me asistencë sociale
-Kategoritë e pensionmarrësve si vijon:
-Familjet në Skemën e Ndihmës Sociale;
-Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së;
-Familjet e Viktimave Civile;
-Familjet e të Zhdukurve;
-Invalidët e Luftës;
-Personat e Verbër;

Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës. Kategoritë e lartëpërmendura 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ për të përfituar nga ky subvencionim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni