Kreu Ekonomi Sqarim nga KKRF dhe MF: Këto biznese duhet ti raportojnë pasqyrat financiare në KKRF

Sqarim nga KKRF dhe MF: Këto biznese duhet ti raportojnë pasqyrat financiare në KKRF

nga Flamur Berisha

Lidhur me dorëzimin dhe nënshkrimin e pasqyrave financiare nga Drejtori dhe Kontabilisti i Certifikuar, se cilat biznese në Kosovë janë të obliguar t’i dorëzojn pasqyrat financiare në Ministrin e Financave në Republiken e Kosovë gjegjësishtë në Divizioni Administrativ i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar (KKRF).

Shpjegimet në vazhdim e përcaktojn kjartë se sipas udhëzimit administrativ MF-NR. 07/2019 për strukturën, përmbajtjen dhe dorëzimin e raportimeve financiare vjetore (shih linkun: https://mf.rks-gov.net/…/5F32BC4B-3EC3-4885-BC91…), në KAPITULLI-in II, të PASQYRAT FINANCIARE, shpejgon se në NENI 6, bizneset e mëdha dhe në NENI 7, bizneset e mesme dhe të vogla që janë të obligushme të dorëzojn pasyrave financiare të nenshkruara sipas NENI–të 8 për nënshkrimin e pasqyrave financiare.NENI 9, i këtij Udhëzimit Administrativë për Dorëzimi dhe Publikimi i Pasqyrave Financiare në KKRF, shpejgon si më posht:1. Ndërmarrjet e mëdha dorëzojnë në KKRF për publikim pasqyrat vjetore financiare, raportin e menaxhmentit dhe raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare deri më tridhjetë (30) prill të vitit vijues. Ndërmarrjet e mëdha të cilat kanë obligim të përgatisin pasqyra financiare të konsoliduara, afatin për dorëzim e kanë jo më vonë se më tridhjetë (30) qershor të vitit vijues.2. Ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme dorëzojnë në KKRF vendimet për miratimin e pasqyrave vjetore financiare apo të konsoliduara nga autoriteti kompetent dhe vendimin mbi propozimin për shpërndarjen e fitimeve ose humbjeve, nëse nuk janë pjesë përbërëse e pasqyrave financiare vjetore apo të konsoliduara ose raporteve vjetore përkatësisht raporteve vjetore të konsoliduara.3. Ndërmarrjet e mesme dhe të vogla të cilat kanë qarkullim vjetor neto mbi katër milion euro (4,000,000.00€) dorëzojnë në KKRF për publikim pasqyrat vjetore financiare dhe raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare deri më tridhjetë (30) prill të vitit vijues. Ndërmarrjet e mesme dhe të vogla të cilat kanë obligim të përgatisin pasqyra financiare të konsoliduara, afatin për dorëzim e kanë deri më tridhjetë (30) qershor të vitit vijues.4. Ndërmarrjet e mesme dhe të vogla të cilat kanë qarkullim vjetor neto më pak se katër milion euro (4,000,000.00€) dorëzojnë në KKRF pasqyrat vjetore financiare dhe raportin e rishikimit të pasqyrave vjetore financiare deri më tridhjetë (30) prill të vitit vijues. Ndërmarrjet e mesme dhe të vogla të cilat kanë obligim të përgatisin pasqyra financiare të konsoliduara, afatin për dorëzim e kanë deri më tridhjetë (30) qershor të vitit vijues.5. Mikro-ndërmarrjet dorëzojnë në KKRF pasqyrat vjetore financiare deri më tridhjetë (30) prill të vitit vijues. Mikrondërmarrjet të cilat kanë obligim të përgatisin pasqyra financiarare të konsoliduara, afatin për dorëzim e kanë deri më tridhjetë (30) qershor të vitit vijues.6. Ndërmarrjet të cilat gjatë vitit kalendarik (kontabël) nuk kanë pasur aktivitet biznesor dhe nuk kanë regjistruar asnjë të dhënë mbi pasuritë dhe detyrimet e tyre në librat kontabël i dorëzojnë KKRF-së deklaratën për pasivitet të vitit paraprak afarist deri më tridhjetë e një (31) mars të vitit në vijim.7. Të gjitha raportet sipas këtij neni dorëzohen në KKRF në formë fizike dhe elektronike._________________________________________________Sqarimi i ligjit për llojet e ndërmarrjeve dhe qarkullimin e tyre që ju shpejgon madhësin e bzinesit duke u bazuar në qarkullim dhe obligimin e dorëzimit të Pasqyrave Financiare të nëshkruara që duhet të dorzohen në KËSHILLIN KOSOVAR PËR RAPORTIM FINANCIAR (KKRF) PRAN MINISTRISË SË FINANCAVE.__________________________________________________________________________________________________

LIGJI Nr. 06/L- 032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim (shih linkun: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=16268) shpejgon se KAPITULLI II, KONTABILITETI DHE RAPORTIMI FINANCIAR, Neni 4, Raportimi Financiar, shpejgon se kush përgadit pasqyrat financiare: 1. Shoqëritë tregtare përgatisin pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme në pajtim me dispozitat e këtij Ligji.2. Shoqëritë tregtare që kryejnë aktivitetin e tyre me mjete shoqërore apo publike, përgatisin pasqyra financiare për qëllime të përgjithshme në pajtim me dispozitat e këtij Ligji.3. Shoqëritë tregtare me rastin e përgatitjes së pasqyrave financiare për qëllime të përgjithshme zbatojnë SNK-të dhe SNRF-të, SNRF-të për NVM dhe aktet nënligjore të nxjerra nga KKRF-ja.Neni 5, Klasifikimi i ndërmarrjeve1. Shoqëritë tregtare të përcaktuara me këtë Ligj, për qëllime të këtij Ligji, klasifikohen si mikrondërmarrje, ndërmarrje të vogla, ndërmarrje të mesme dhe ndërmarrje të mëdha, mbi bazën e treguesve të përcaktuar në ditën e fundit të vitit të kaluar financiar, për qëllime të përgatitjes së pasqyrave financiare për vitin aktual, sipas kritereve të mëposhtme: 1.1. pasqyra e pozitës financiare; 1.2. qarkullimi neto; dhe 1.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar.2. MIKRO-NDËRMARRJET janë ndërmarrje të cilat nuk tejkalojnë kufijtë e së paku dy (2) nga kriteret e mëposhtme: 2.1. pasqyra e pozitës financiare prej treqind e pesëdhjetë mijë euro (350,000.00€); 2.2. qarkullimi neto prej shtatë qind mijë euro (700,000.00€) ; dhe 2.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dhjetë (10).3. NDËRMARRJET E VOGLA janë ndërmarrje të cilat nuk janë mikro-ndërmarrje, por nuk tejkalojnë më shumë se dy (2) nga kriteret e mëposhtme:3.1. pasqyra e pozitës financiare prej katër milion euro (4,000,000.00 €); 3.2. qarkullimi neto prej tetë milion euro (8,000,000.00 €); dhe3.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: pesëdhjetë (50).4. NDËRMARRJET E MESME janë ndërmarrje të cilat nuk janë as mikro-ndërmarrje e as ndërmarrje të vogla, por nuk tejkalojnë dy (2) nga kriteret e mëposhtme:4.1. pasqyra e pozitës financiare prej njëzet milion euro (20,000,000.00€); 4.2. qarkullimi neto prej dyzet milion euro (40,000,000.00€); dhe 4.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dyqind e pesëdhjetë (250).5. Ndërmarrjet e mëdha janë ato ndërmarrje të cilat në datat e bilancit të tyre të gjendjes tejkalojnë të paktën dy (2) nga tre (3) kriteret e mëposhtme: 5.1. pasqyra e pozitës financiare prej njëzet milion euro (20,000,000.00€); 5.2. qarkullimi neto prej dyzet milion euro (40,000,000.00€); dhe 5.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dyqind e pesëdhjetë (250).Pëmbledhje e shpjegimeve sipas ligjit: Ndërmarrjet që kanë qarkullim mbi 700,000 Euro gjatë vitit financiar dhe kanë numrin mesatar të punësuarve gjatë vitit financiar dhjetë (10), janë të obligaur t’i dorëzojnë të nëshkruara nga drejtori dhe kontabilisti i certifikuar pasqyrat financiare në Këshillin Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) pran Ministrisë së Financave duke i respektuar afatet e cekura në Udhëzimin Administrativ MF-NR. 07/2019.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni