Kreu Ekonomi Të gjitha vendimet që mori Qeveria Kurti në mbledhjen e sotme

Të gjitha vendimet që mori Qeveria Kurti në mbledhjen e sotme

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka mbajtur sot mbledhjen e gjashtë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar dokumente. Në këtë mbledhje, dokumenti i parë që ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar është koncept-dokumenti për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha vendimet që janë marrë në këtë mbledhje:

Koncept-dokumenti për çështjen e pasurisë  së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, është dokumenti i parë që ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme. Ky Koncept-dokument përcakton pasurinë e fituar me kryerje të veprës penale, si nxitës kryesor të kriminalitetit. Kjo pasuri i siguron kryesit të veprave penale burim për vazhdimin e aktivitetit kriminal.

Nisur nga kjo, shumë shtete, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, bënë përpjekje që të parandalojnë aktivitetet kriminale, duke siguruar që kryesit e këtyre veprave nuk do të përfitojnë nga veprimtaritë e paligjshme. Duke larguar motivin për kryerjen e këtyre veprimeve, shteti synon që të parandalojë dhe të pengojë funksionimin e krimit të organizuar. Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme është çelës i luftimit të suksesshëm  të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

g

Ju gjithashtu mund të pëlqeni