Kreu Ekonomi Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku i ka miratuar katër vendime, raporton Express.

Ndër vendimet që morën miratimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar, është edhe ai për themelimin e Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Komunikata e Qeverisë:

Në mbledhjen e 9-të, të rregullt, Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti ka miratuar katër vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme ka qenë për themelimin e Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në këtë përbërje:

1. Sh. T. Albin Kurti, Kryeministri i Republikës së Kosovës;

2. Z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

3. Z. Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës;

4. Znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë;

5. Z. Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve;

6. Anëtar i Komitetit – Përfaqësues nga Familja Jashari;

7. Anëtar i Komitetit – Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës;

8. Anëtar i Komitetit – Drejtori i Muzeut të Kosovës;

9. Anëtar i Komitetit – Drejtori i Institutit të Historisë;

10. Anëtar i Komitetit – Drejtori i Institutit Albanologjik;

11. Anëtar i Komitetit – z. Bekim Jashari, Kryetar i Komunës së Skenderajt;

12. Anëtar i Komitetit – Përfaqësues nga Shoqata e Arkitektëve; dhe

13. Anëtar i Komitetit – Emin Lati, Përfaqësues nga OVL e UÇK-së.

Komiteti Ndërministror obligohet t’i kryej detyrat e përcaktuara me Ligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe legjislacionin tjetër përkatës.

Vendimi i radhës i kabinetit qeveritar ka anuluar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryetarë dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimet Elektronike.

Shfuqizimi i këtij vendimi është bërë për shkak se te përbërja e kryetarit dhe anëtarëve të propozuar në vendimin e shfuqizuar nuk është respektuar kuota e nevojshme gjinore, e përcaktuar me Ligjin për Barazi Gjinore. Në lidhje me këtë, ligji i lartpërmendur, përcakton se: …”Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë për qind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse…”.

Në rrjedhë të kësaj, përbërja e kryetarit dhe anëtarëve të propozuar nuk janë në harmoni me dispozitën ligjore të lartpërmendur, dhe rrjedhimisht është obligim i çdo institucioni kompetent që ta ketë përfaqësimin e barabartë gjinorë përkatësisht ta plotësojë kuotën e nevojshme gjinore për përfaqësim minimal prej pesëdhjetë për qind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe në organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Reformës së Administratës Publike dhe strukturave përgjegjëse për të koordinuar, monitoruar dhe zbatuar dokumentet strategjike të reformës së administratës publike. Këshilli i Ministrave për Reformën e Administratës Publike do të jetë struktura kryesore përgjegjëse për sigurimin e zbatimit të Reformës së Administratës Publike. Ai do të ketë këtë përbërje:

1. Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme – kryesues;

2. Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve – anëtar;

3. Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal – anëtar;

4. Ministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – anëtar;

5. Ministri i Ministrisë së Drejtësisë – anëtar; dhe

6. Zyra e Kryeministrit (këshilltar politik) – anëtar

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Qeverinë e Arabisë Saudite për bashkëpunimin policor. Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për lidhjen e kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja do të përfshijë bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar trans kufitar, terrorizmit, prodhimi dhe trafikimi i substancave narkotike, krimeve kibernetike dhe krimet e pornografisë së fëmijëve në internet, krimet ekonomike dhe financiare duke përfshirë shpëlarjen e parave, trafikimin e paligjshëm të automjeteve dhe krimeve të ngjashme.

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka njoftuar kabinetin qeveritar se Bordi Drejtues i Agjencisë Rregullative të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbet pa mandat që nga dhjetori i viti të kaluar. Andaj ka propozuar që Qeveria, në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, të miratojë listën e propozimeve për anëtarë të Agjencisë që do të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës si në vijim:

1. Nazim Rrahimi – kryetar

2. Lule Ahmedi – anëtare

3. Shkumbin Hamiti – anëtar

4. Rrezarta Duraku-Rizaj – anëtar

5. Arian Qorrolli – anëtar

Kryeministri ka kërkuar nga ministrat që më së voni deri të mërkurën të dorëzojnë propozimet e tyre finale për planin dhe programin e tyre qeverisës, në mënyrë që të aprovohet nga kabineti qeveritar dhe të dërgohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni