Kreu Ekonomi Të mërkuren pritet të mirret vendimi për faljen edhe të ndëshkimeve nga ATK

Të mërkuren pritet të mirret vendimi për faljen edhe të ndëshkimeve nga ATK

nga Flamur Berisha

Sipas ligjit per rimekembje ekonomike bizneset qe paguajne tatimin baze do te lirohen nga interesi por jo edhe nga ndeshkimi. Sipas informatave qe kemi pritet te mirret edhe nje vendim tjeter per faljen edhe te ndeshkimeve ne vonesë

𝑷𝒂𝒈𝒖𝒂𝒋 𝒕𝒂𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒃𝒂𝒛𝒆̈, 𝒑𝒆̈𝒓𝒇𝒊𝒕𝒐 𝒏𝒈𝒂 𝒔𝒉𝒍𝒚𝒆𝒓𝒋𝒂 𝒆 𝒊𝒏𝒕𝒆𝒓𝒆𝒔𝒊𝒕

🛎Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara ndaj ATK-së, mund të përfitojnë nga falja e interesit.

👓Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së për periudhat Janar/2020 deri Dhjetor/2020, mund të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht që të njëjtit, për periudhat e lartcekura, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 31 Dhjetor 2020.

✅Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 31 Dhjetor 2020, do të përfitojnë nga falja e interesit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni