Kreu Ekonomi Të Rinjtë Shqiptarë Po Bëhen Milionerë Nga Puna Online

Të Rinjtë Shqiptarë Po Bëhen Milionerë Nga Puna Online

nga Flamur Berisha

D. H. është një i ri shqiptar i cili ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit. Profesioni i tij është i lidhur me zhvillimin e web-eve dhe i shet shërbimet e tij në platformën “upworks” kundrejt një pagese 75 dollarë për orë.

Është mbresëlënëse se Doriani, ende një djalë i ri, ka arritur të fitojë shumë para duke jetuar në Shqipëri. Si ai janë edhe qindra të rinj dhe të reja nga Shqipëria që shesin njohuritë e tyre në internet. Fitimet e për punën e tyre online janë të konsiderueshme që shkojnë në mijëra dhe qindra mijë dollarë, në disa raste.

Platforma “Upwork” është një aplikacion që liston për punë online profesionistë nga e gjithë bota. Gjatë periudhës së pandemisë regjistrimet nga Shqipëria janë rritur në mënyrë të dukshme. Banka Botërore, në një raport të posaçëm për zhvillimin e e-commerce gjatë pandemisë, vuri në dukje se Shqipëria pati një numër të lartë të profesionistëve që u regjistruan në platformën “upworks”.Numri i shqiptarëve të regjistruar në këtë platformë shpesh kaloi atë të vendeve të zhvilluara.

Elda. K, një arkitekte me përvojë 12-vjeçare, ka fituar 90 mijë dollarë nga puna e saj online, sipas të dhënave nga platforma “upworks”.Profesionistët shqiptarë përfshijnë fusha të ndryshme që nga shërbime IT, arkitekt, përkthyes, menaxherë, këshillues, ekonomistë, inxhinierë IT, etj.Të rinjtë shqiptarë profesionistë kanë marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga punëdhënësit, për shkak se ofrojnë shërbime të mira kundrejt një pagese jo shumë të lartë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni