Kreu Ekonomi Thirrje per aplikim per grande. Keto biznese kane te drejte te aplikojne!

Thirrje per aplikim per grande. Keto biznese kane te drejte te aplikojne!

nga Flamur Berisha

Thirrja për propozime për biznese ekzistuse Skema e Granteve “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike 2021” Masa 15.Skema e Granteve „Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021“

Masa 15 (Lot II dhe Lot III)Afati për dorëzimin e aplikacionit:Nga 05 Mars deri më 25 Mars 2021 ora 16:00MZHR me lansimin e grant skemes për financimin e sektorit privat do të ndihmojmë atyre që të plotësojnë nevojat e tyre e të bërit biznes.Synimi i përgjithshëm i kësaj Thirrjeje për Propozime është zhvillimi socioekonomik rajonal të balansuar përmes zhvillimit të ndërrmarrësisë në pesë rajonet zhvillimore të Kosovës të prekura nga pandema COVID 19.Synimet specifike të kësaj Thirrjeje për Propozime janë:1) Stimulimi i bizneseve për ndërprerjen e largimit të punëtorëve nga puna si rezultat i krizës së shkaktuar nga Pandemia Covid 19 e në raste të caktuara edhe krijimi i vendeve të reja të punes, me theks të veqantë për të rinjtë;2). Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje;3) Përkrahja e bizneseve që kontribuojunë në zëvendësimin e importeve.Shumat e granteveÇdo grant i kërkuar sipas kësaj Thirrjeje për Propozime duhet të jetë brenda shumave vijuese minimale dhe maksimale:Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të voglaNga 5,000.00 € deri në 10,000.00 €;Loti 3 – Ndërmarrjet mikro dhe të voglaNga 10,001.00 € deri në 15,000.00 €;Sqarim:Ndërmarrjet mikro dhe te vogla kategorizohen si në vijim:1. Ndërmarrjet mikro prej 0-9 punëtor;2. Ndërmarrjet e vogla prej 10-49 punëtor.Qarkullimi i Deshmuar:- Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (Të regjistruara para datës 01.01.2021) si dhe duhet të kenë qarkullim minimumi 7,001.00€ deri në 15,000.00 € të dëshmuara/deklaruara në ATK për vitin e fundit fiskal (2020).- Loti 3 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (Të regjistruara para datës 01.01.2021) si dhe duhet të kenë qarkullim mbi 15,001.00 deri në 500,000.00€ të dëshmuara/deklaruara në ATK për vitin e fundit fiskal (2020).Bashkefinancimi:Minimum: 10% – Granti: 90%Maximumi: 40% – Granti: 60%Sektorët apo tematNdërmarrjet që operojnë në: 1) Prodhimin dhe përpunimin e produkteve, si dhe në2) Shërbimet komerciale janë të kualifikuara të aplikojnë.Interes i veçantë i kushtohet projekteve që kanë mundësi të zëvendësojnë importet, dhe të krijojnë eksporte që mbulojnë nevojat dhe prioritetet e mjedisit lokal.Sektoret e Pakualifikuar:Tregtia (me pakicë e shumicë),1) Ndërtimtaria,2) Bujqësia (përjashtimisht pajisjet/makineritë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve) dhe3) Shëndetsia, janë sektore që NUK KUALIFIKOHENKohëzgjatjaKohëzgjatja e planifikuar e projektit që financohet nga MZHR nuk mund të tejkalojë 6 muaj (përveq nëse ndryshe parashihet me kushtet e kontratës).Mënyra e aplikimitAplikantet ftohen të plotësojnë formularin e aplikimit duke përdorur formularin e aplikimit online të dizajnuar nga autoriteti kontraktues në sistemin ekosova

Ju gjithashtu mund të pëlqeni