Kreu Ekonomi Thirrje per aplikim për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

Thirrje per aplikim për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

nga Kontabilisti

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka mbajtur sot një konferencë për medie për masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

Ajo ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për ngrohje për qytetarët, njofton Klan Kosova.

Sipas saj, këto pajisje kanë vlerë prej gjashtë milionë eurosh.

“Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: (i) reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike  dhe (ii)  rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë”.

PAJISJET TË CILAT DO TË SUBVENCIONOHEN

  • Pompë termike
  • Pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente)
  • Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket)
  • Stufa individuale me biomasë

Klikoni KËTU për ta shkarkuar thirrjen publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni