Kreu Financa Thirrje per aplikim per te gjithe te papunët. Apliko ketu

Thirrje per aplikim per te gjithe te papunët. Apliko ketu

nga Kontabilisti

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) mbështetur nga Qeveria Gjermane

përmes projektit të GIZ Kosova “Fit for Jobs”, hap thirrjen për aplikim për programin “Praktikë në Punë” me pagesë për 300 studentë apo të diplomuar (grupmosha 18 – 24 vjeç) nga universitetet publike apo private në Kosovë.Të rinjtë do të përfitojnë 170 euro pagë mujore përgjatë gjashtë muajve sa do të vijojnë praktikën nëpër biznese të cilat shprehin interes, dhe kanë kapacitetet e nevojshme për të integruar staf të ri.

Kompenzimi i kandidatëve bëhet në kuadër të masës 1.4 – Skema e Garantuar e Punësimit për të Rinj, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.Për më shumë detaje për bizneset dhe për aplikantët, ju lutem referohuni në fotot e bashkangjitura në postim, ose klikoni në linkun mëposhtë:➡️https://aprk.rks-gov.net/Content/News/Detail…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni