Kreu Financa Trajnime falas në qendren e aftësimit profesional, mundësi për avancim në karrierë

Trajnime falas në qendren e aftësimit profesional, mundësi për avancim në karrierë

nga Flamur Berisha

Egnita Hadri, pak muaj më parë është certifikuar në drejtimin e parukerisë në Qendrën e Aftësimit Profesional në Gjakovë, ndërsa aktualisht në po të njëjtën qendër ka filluar trajnimin në menaxhim biznesi, si drejtim të dytë.

21-vjeçarja shpjegon se gjithmonë i ka pëlqyer të merret me stilimin dhe prerjen e flokëve andaj dhe ka zgjedhur të aftësohet në këtë drejtim.

“E kam zgjedhur drejtimin e parukerisë për shkak se më ka pëlqyer gjithmonë të merrem me flokët ndërsa menaxhimin e kam vazhduar për ta zhvilluar më tepër idenë time dhe për të mësuar si ta menaxhoj biznesin tim në të ardhmen dhe kam shkuar në QAP për shkak se i kemi të gjitha mundësitë në të gjitha trajnimet”, tha ajo për KALLXO.com.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni