Kreu Ekonomi Trusti i hanë fjalet, e shtyen daten e ekzekutimit të pagesave të 10%-shit

Trusti i hanë fjalet, e shtyen daten e ekzekutimit të pagesave të 10%-shit

nga Flamur Berisha

Nesër bëhen një javë që nga dita kur është hapur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti. Deri tash, për t’i tërhequr kursimet kanë aplikuar rreth 355 mijë kosovarë. Për datën se kur do t’iu kalojnë këto mjete në xhirollogari kontributdhënësve, janë deklaruar nga Fondi i Kursimeve Pensionale për Express.

Qytetarët e vendit duket se mezi e kanë pritur hapjen e aplikimit për tërheqjen e kursimeve. Shumica e kontributdhënësve tashmë kanë përfunduar aplikimin.

E ndonëse ishte thënë se paratë do t’iu kalonin në xhirollogari pesë ose shtatë ditë pas aplikimit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Atyre do të iu duhet të presin rreth dy javë që t’i marrin këto mjete.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni