Kreu Ekonomi Trusti jep një lajm te mirë për të gjithë kontributdhënesit

Trusti jep një lajm te mirë për të gjithë kontributdhënesit

nga Flamur Berisha

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se deri tash për tërheqje të 10 përqindëshit kanë aplikuar rreth 395 mijë kontributdhënës, me vlerë të shpagimit rreth 184 milionë euro, raporton Express.

Trusti ka dhënë edhe një lajm tjetër për kontributdhënësit. 

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se këtë fundviti kemi edhe një lajm shumë të mirë për të gjithë kontributdhënësit e Trustit. Kthimi bruto nga investimet për vitin 2020 do të jetë rreth 72 milionë euro. I vështirë të mendohej ky rezultat kur kishim gati 11 muaj pandemi, që rënduan së tepërmi mbi gjendjen ekonomiko-financiare të gjithë globit, e kur prioritet ishte jeta e njerëzve dhe jo ekonomia”, thuhet në njoftimin e TRUST’it.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni