Kreu Ekonomi Trusti konfirmon: tregon daten e saktë të pagesave për 10%-shin

Trusti konfirmon: tregon daten e saktë të pagesave për 10%-shin

nga Flamur Berisha

Përkundër shkrimeve në disa medie se sot do të fillojë ekzekutimi i pagesave për ata që kanë aplikuar për 10 përqindëshin, Fondi Pensional i Kosovës konfirmon se pagesat do të fillojnë nga dita e mërkurë.

Nga Trusti është konfirmuar për Telegrafin se pagesat do të fillojnë të ekzekutohen sipas njoftimit të fundit, pra nga data 23 dhjetor.

Nuk ka njoftim tjetër për ekzekutimin e pagesës së 10 përqindëshit, përveç atij që kemi publikuar të premten [18 dhjetor]”, tha për Telegrafin, zëdhënësi i Trustit Jeton Demi.

Pra, të premten, Fondi kishte njoftuar se qytetarët që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit prej datës 11 deri më 17 dhjetor pagesën do të marrin më 23 dhjetor.

“Të nderuar kontribuues, për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, thuhet në njoftim.

Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit ka filluar më 11 dhjetor, ndërsa do të jetë i hapur katër muaj deri më 6 prill 2021

Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë COVID-19.

Qeveria e Kosovës me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional parasheh kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni