Kreu Ekonomi Trusti pensional sqaron opinionin publik me vendimin e ri të Kuvendit të Kosovës

Trusti pensional sqaron opinionin publik me vendimin e ri të Kuvendit të Kosovës

nga Flamur Berisha

Me 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi taksën investive prej 0.32% dhe atë operacionale prej 0.0,65%, për vitin 2021 për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kryetari i Komisionit për Buxhet Punë dhe Transfere, Armend Muja e ka arsyetuar raportin e këtij komisioni.

“Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere, në mbledhjen e mbajtur më 27 tetor 2021 e ka shqyrtuar kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin taksave vjetore për vitin 2021 dhe Kuvendit i rekomandon që të miratohet kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për caktimin e taksës investive prej 0.32% dhe taksës operacionale prej 0.0,65% për vitin 2021”, ka thënë Muja.

Të gjitha grupet parlamentare e kanë mbështetur shqyrtimin e kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021./kallxo.com/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni