Kreu Ekonomi Trusti tregon se çfarë të dhëna duhen për të aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit

Trusti tregon se çfarë të dhëna duhen për të aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit

nga Flamur Berisha

Kryesuesi i Bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina ka thënë se për të aplikuar për tërheqjen e 10-përqindëshit duhet të japin vetëm numrin personal dhe atë llogarisë bankare.

Morina ditë më parë ka njoftuar se aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Aplikimi bëhet përmes ueb-faqes Trusti10.org.

“Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Për të aplikuar duhet llogaria bankare dhe numri personal. Lusim qytetarët që këto të dhëna t’i japin të sakta dhe se paratë do të transferohen në xhirollogaritë individuale. Presim që shumë shpejtë të bëhen pagesat për aplikimet dhe presim që pagesat të bëhen para fundvitit”, tha ai.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka prezantuar edhe udhëzimet kryesore për aplikim për tërheqjen e 10-përqindëshit nga kursimet.

Sipas videos së prezantuar, aplikimi nuk do të bëhet në zyrat e Trustit, por do të bëhet përmes ueb-faqes Trusti10.org.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni