Kreu Ekonomi Trusti tregon se çfarë të dhëna duhet pasur për të aplikuar gjatë tërheqjes së 10-përqindëshit

Trusti tregon se çfarë të dhëna duhet pasur për të aplikuar gjatë tërheqjes së 10-përqindëshit

nga Flamur Berisha

Kryesuesi i bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina ka thënë se për të aplikuar për tërheqjen e 10-përqindëshit duhet të japin vetëm numrin personal dhe atë llogarisë bankare.

Morina tha se janë duke punuar në 24-orë në për ta vënë në dispozicion këtë faqe.

“Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Për të aplikuar duhet llogaria bankare dhe numri personal. Lusim qytetarët që këto të dhëna t’i japin të sakta dhe se paratë do të transferohen në xhirollogaritë individuale. Presim që shumë shpejtë të bëhet pagesat për aplikimet dhe e para presim që pagesat të bëhet para fundvitit”, tha ai.

Po ashtu, kryeministri i vendit Avdullah Hoti bëri të ditur se ditën e premte nga ora 15:00 do të hapet ueb-faqja për aplikim për tërheqjen e 10-përqindëshit.

“E falënderoj Trustin dhe BQK-në për kryerjen e të gjitha procedurave në mënyrë që qytetarët shumë shpejtë të fillojnë procedurën e aplikimit për tërheqjen e këtyre fondeve. Nga informatat që morëm është hapur edhe ueb-faqja. Të gjitha përgatitjet janë bërë, të premten në orën 15:00 hapet sistemi për të aplikuar për tërheqjen e mjeteve”, tha kreu i ekzekutivit, përcjell Telegrafi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni