Kreu Ekonomi Vazhdon zbatimi i rimekembjes ekonomike. Ekzekutohen pagesat edhe per kete kategori

Vazhdon zbatimi i rimekembjes ekonomike. Ekzekutohen pagesat edhe per kete kategori

nga Flamur Berisha

𝗩𝗮𝘇𝗵𝗱𝗼𝗻 𝘇𝗯𝗮𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗣𝗿𝗼𝗴𝗿𝗮𝗺𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗥𝗶𝗺𝗲̈𝗸𝗲̈𝗺𝗯𝗷𝗲 𝗘𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸𝗲

Prishtinë – 12 shkurt 2021
Gjatë këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur me sukses ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17,000 fermerë të Republikës së Kosovës. Pagesa e këtyre mjeteve – nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike – është përmbushje e plotë e programit të qeverisë për dyfishimin e mbështetjes financiare për bujqësinë si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës.

Gjatë muajit janar e deri në periudhën aktuale, nga PRE 2021, janë mbështetur financiarisht të vetëpunësuarit, bizneset e grave, fermerët, shëndetësia, policia, kategoritë në asistencë sociale dhe pensionistët.

Poashtu, janë liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

Janë paguar mbi 1.5 milionë euro për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive. Rreth 45 milionë euro të paguara; mbi 280,000 përfitues.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni