Kreu Financa Vendos Qeveria: Kjo kategori e punëtoreve do të paguhet deri në këtë muaj

Vendos Qeveria: Kjo kategori e punëtoreve do të paguhet deri në këtë muaj

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguajë specializantët shëndetësorë deri në gusht. Ata disa herë kishin protestuar duke kërkuar që specializimet t’u paguhen në formë page për çdo muaj, raporton Gazeta Express.

Kërkesa për këtë vendim erdhi nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri Rifat Latifi tha se mjetet do të ndahen nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere.

“Ministria e Shëndetësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i financojë specializantët… Kërkojmë që të lejohet realizimi i kësaj mbështetjeje nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere, prej muajit janar deri në muajin gusht 2022”, tha Latifi në mbledhjen e Qeverisë.

Në propzim-vendimin e MSH-së, u përmend edhe largimi i mjekëve drejt vendeve të BE-së, si argument për miratimin nga kabineti qeveritar.

Në dy vjetët e fundit, qindra mjekë janë larguar nga Kosova duke kërkuar punë në Gjermani dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Përfaqësues nga Oda e Mjekëve të Kosovës kanë thënë se ky trend i rritjes po e thellon krizën për staf shëndetësor. Sipas tyre, arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova kanë të bëjnë me kushtet e këqija të punës, problemet me specializim dhe pagat e ulëta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni