Kreu Ekonomi Viti i pandemisë, bankat realizuan kaq milionë euro fitim të pastër

Viti i pandemisë, bankat realizuan kaq milionë euro fitim të pastër

nga Flamur Berisha

Pandemia duket të mos ketë ndikuar fare në biznesin e bankave komerciale, bazuar në të dhënat e fundit të prezantuara në raportet periodike të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Rreth 80 milionë euro është fitimi neto që ka realizuar sektori bankar në periudhën janar-dhjetor 2020. Fitimet janë të ngjashme me vitin 2019. Në total të hyrat e sektorit ishin 279.3 milionë euro, derisa shpenzimet 199.4 milionë euro. Dominojnë të hyrat nga interesi me 212.2 milionë euro. /Buletini Ekonomik/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni