Kreu Biznes Zgjatet orari i mbajtjes së dasmave deri në orën 1 pasmesnate, Qeveria lejon hapjen e klubeve të natës

Zgjatet orari i mbajtjes së dasmave deri në orën 1 pasmesnate, Qeveria lejon hapjen e klubeve të natës

nga Flamur Berisha

Ministria e Shëndetësisë pritet që nga e mërkura e kësaj jave të lehtësojë masat për gastronomet, duke lejuar kështu hapjen e klubeve të natës dhe zgjatjen e orarit së operimit të tyre deri në orën 1 pasmesnate.

Lajmin për ATV-në e ka bërë të ditur, përfaqësuesi i departamentit të estradës në Odën e Hotelerisë, Afrim Muçiqi i cili ka treguar që Oda Hoteliere Turistike e Kosovës dhe  Departamenti i Estradës kanë mbajtur takim me ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia i cili edhe ua ka kumtuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga e mërkura.

Do të lejohet mbajtja e ahengjeve në ambiente të mbyllura, edhe klubet e natës do të punojnë gjithashtu deri në ora 1 pasmesnate, edhe numri tani do të jetë nga 200 në 300 persona.” – ka treguar Muçiqi në një prononcim për ATV.

Ky vendim për lehtësim të masave nga ana e Qeverisë së Kosovës fillimisht ishte paralajmëruar të ndodhë në fillim të korrikut. Masat paraprake kanë paraparë që organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës të lejohej me kusht që të shfrytëzoheshin 30 për qind të kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar.

Është lajm jashtëzakonisht i mirë pasi që diaspora, gyrbetqarët nëse duan të kthehen nga gurbeti munden me i kry munden me i bo eventet e tyre familjare me një një numër që është normal. Ky numër faktikisht ka qenë edhe para pandemisë, kështu që është lajm fantastik për gjithë ekonominë e Kosovës por edhe për ata që duan t’i mbajnë eventet e tyre familjare, por edhe për ata që duan të argëtohen nëpër klubet e natës. Edhe manuali do të jetë zyrtar të mërkurën kur edhe pritet që të nënshkruhet nga Qeveria e Kosovës,” – ka thënë tutje Muçiqi. /ATV/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni