Kreu Ekonomi Zv. Ministri i Financave: Ndihmat ndaj bizneseve do të jenë ndihma direkte edhe për punëtorët

Zv. Ministri i Financave: Ndihmat ndaj bizneseve do të jenë ndihma direkte edhe për punëtorët

nga Flamur Berisha

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi ka thënë për RTV Dukagjinin se pako 182 milionëshe që është premtuar sot nga kryeministri Avdullah Hoti lidhet me miratimin e buxhetin për vitin e ardhshëm.

Krasniqi megjithatë thotë se një pjesë e mirë e këtyre fondeve do të shkojnë për sektorin e shëndetësisë pasi sipas tij efektet e pandemisë do të vazhdojnë.

Zëvendësministri i Financave thotë se duhet kuptuar drejtë mbështetja për bizneset.

“Nëse një biznes funksionon si duhet ky do të ishte lajmi më i mirë për secilin punëtorë që punojnë në biznese. Ndihma prej tre muajsh punëtorëve nuk iu siguron vendet e punës. Duke ndihmuar biznese, ndihmohen në mënyrë direkte edhe punëtorët pasi qëndrueshmëria e ndërmarrjes është edhe qëndrueshmëri për punëtorët”, deklaroi ai përcjell Telegrafi.

Krasniqi thotë se për shkak të vonesës së miratimit të Ligjit të rimëkëmbjes edhe të hyrat në arkën e shtetit janë zvogëluar./Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni