I. Hartimi dhe zbatimi i Programit për Rimëkëmbje Ekonomike – 365 milionë euro për vitin 2020
- lehtësimin e qasjes në financa;
- zvogëlimi i barrierës tatimore;
- subvencionimin e pagave; stimulimin e kërkesës agregate;
- dyfishimin e subvencioneve në bujqësi;
- mbështetje për arsimin dhe shëndetësinë;
- mbështetjen e bizneseve të grave;
- mbështetjen e komuniteteve;
- zhvillimin e balancuar rajonal; mbështetjen e ndërmarrjeve publike;
- mbështetje për komunat;
- dhe mbështetje për bashkatdhetarët.
II. Mbi 500 mijë përfitues (punonjës të sektorit privat, familje në asistence sociale, mjekë, policë, fermerë, gra në biznes, artistë, sportistë, komunitete),
Nga masat e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike (PRE) për vitin 2020
- Prej Mars – Qershor 2020, për menaxhim të pandemisë, MF kishte shpërndarë rreth 60 milionë €
- Prej Korrik – Dhjetor 2020, kemi shpërndarë rreth 240 milionë € për qytetarë dhe biznese
- Pjesa më e madhe e tyre (mbi 230 milionë €) janë subvencione dhe transfere për të përkrahur, sektorin privat, fermerët, arsimin, kulturën, Ndërmarrjet Publike, komunat, etj
- Rreth 50 mijë biznese me rreth 240 të punësuar e të vetëpunësuar kanë përfituar mbështetje direkte nga masat e PRE
- Dyfishimi i asistencës sociale (mbi 25 mijë familje përfituese).
- Dyfishim i subvencioneve për mijëra fermerë.
III. Deri sa të tjerët flasin për rimëkëmbje, ne tashmë po e bëjmë rimëkëmbjen:
- 365 milionë për vitin 2020
- 222.4 milionë për vitin 2021
- 200 milionë të Trustit
- Qindra milionë të tjera të negociuara me partneret ndërkombëtarë financiarë
IV. Masat e tjera nga të cilat përfitojnë qytetarët dhe bizneset:
- Qasje e lirë në financa dhe subvencionim i normave të interesit për bizneset dhe fermerët, përmes Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive;
- Zvogëlimi i TVSH për hotelet dhe gastronominë prej 18 në 8%
- Largimin e TVSH-së për lëndën e parë të prodhuar në Kosovë (të përdorur në procesin e prodhimit);
- Ulja e faturave të energjisë elektrike;
- Debllokimi i llogarive bankare dhe shlyerja e ndëshkimeve për të gjithë tatimpaguesit;
V. Përveq këtyre, MF është angazhuar shumë:
- Përmbylljen e procedurave për 9 marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë prej rreth 250 milionë euro, (ku 213 milionë euro janë financim për luftën ndaj pandemisë COVID-19. Financimi përfshin rreth 26 milionë euro pajisje mjekësore dhe rreth 30 milionë intervenime në sektorin shëndetësor.)
- Marrëvshja kornizë me Qeverinë Gjermane në vlerë prej 74 milionë, gjysma e të cilave në formë granti