Kreu Ekonomi Zyrtare: Caktohet data kur do te mirret vendimi per masat e reja anti Covid-19

Zyrtare: Caktohet data kur do te mirret vendimi per masat e reja anti Covid-19

nga Flamur Berisha

Të mërkurën ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të mbajë një takim virtual me kryetarët e komunave, raporton Gazeta Express.

Express ka mësuar nga burime të saja se në takim do të diskutohet për situatën me pandeminë e COVID-19 e po ashtu edhe për masat e reja kundër COVID-19.

Gjatë takimit do të flitet edhe për vaksinimin e qytetarëve.

Nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit, kanë bërë të ditur sot se gjatë ditës së mërkurë do të diskutohet edhe për mbajtjen e dasmave.Ndërsa, kujtojmë që gastronomët tashmë një kohë po kërkojnë që të largohet ora policore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni