Kreu Ekonomi Zyrtare: ja kur do te shqyrtohen masat anti COVID

Zyrtare: ja kur do te shqyrtohen masat anti COVID

nga Kontabilisti

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka takuar sot Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në këtë takim, ministri Latifi ka njoftuar Ambasadoren Jusufi për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.

Me këtë rast, Latifi njoftoi Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë për to.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni