Kreu Ekonomi Zyrtare: Keshtu duhet te aplikoni ne agjensine e punesimit per te perfituar nga masa e re

Zyrtare: Keshtu duhet te aplikoni ne agjensine e punesimit per te perfituar nga masa e re

nga Flamur Berisha

Thirrje për aplikim për Programin e Masave Aktive të Tregut të Punës

Me qëllim të shtimit të përkrahjes për punëkërkuesit në Kosovë si dhe në përpjekje për të lehtësuar barrën e punëdhënësve të sektorit privat në vend, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) njofton për hapje të thirrjes publike për përfitim nga Programi i Masave Aktive të Tregut të Punës.
Thirrja vlen për masën Praktikë në Punë si dhe masën Subvencionim në Pagë.

Të drejtë aplikimi kanë të papunësuarit, të regjistruar si punëkërkues në Zyrat e Punësimit si dhe punëdhënësit e sektorit privat dhe OJQ-të.
Nëpërmjet masës për Praktikë në Punë po synohet të mbështeten punëkërkuesit në fitimin e përvojës së nevojshme profesionale për të filluar punën në një profesion të caktuar ose një fushë të karrierës, meqërast në bazë të kësaj thirrje për aplikim, praktika në punë do të zgjasë 6 muaj.

Ndërkaq, nëpërmjet masës për Subvencionim të Pagës do të mbështeten të papunësuarit për një vit radhazi, duke subvencionuar punëdhënësit e interesuar për ti punësuar punëkërkuesit për periudhën një vjeçare, gjithnjë me synim mundësinë e punësimit afatgjatë.

Për të gjitha informatat rreth aplikimit për masën Praktikë në Punë dhe masën Subvencionim në Pagë, luteni që të drejtoheni në Zyrën e Punësimit në Komunën tuaj.
Për më shumë informata klikoni në linkun e më poshtëm. https://aprk.rks-gov.net/sq-AL/Content/Documents?doctype=2

Ju gjithashtu mund të pëlqeni