Kreu Ekonomi Zyrtare: Keto jane bizneset qe do te perfitojne nga fondi prej 6 milion euro i Qeverisë!

Zyrtare: Keto jane bizneset qe do te perfitojne nga fondi prej 6 milion euro i Qeverisë!

nga Flamur Berisha

Qeveria ka plotësuar dhe ndryshuar vendimin për masat e zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021. Sipas plotësimit dhe ndryshimit shfuqizohen të gjitha pikat e këtij vendimi për të cilat nuk ka pasur ndarje dhe alokime të mjeteve buxhetore, me vendime të veçanta. Vendimi nuk prek zbatimin e masave për të cilat janë ndarë mjetet dhe ka filluar zbatimi i tyre.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se disa prej masave të përcaktuara nuk janë zbatuar dhe nuk janë ndarë mjete për zbatimin e masave përkatëse dhe rrjedhimisht përmes këtij vendimi shfuqizohen masat e pazbatuara.

Qeveria ka ndarë gjashtë milionë euro nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike me qëllim të subvencionimit të shoqërive tregtare për pagën e punëtorëve dhe të pagesës së qirasë. Kjo bëhet me qëllim të mbështetjes së kategorisë së bizneseve që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyrat për shkak të vendosjes së kufizimeve për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Sipas vendimit, për subvencionim të pagës së punëtorëve mund të aplikojnë bizneset:

–  Me aktivitet të vetëm të gastronomisë;

–  Bizneset me nën-sektorë të gastronomisë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi;

–  Bizneset që ushtrojnë aktivitete në qendrat tregtare të tipit të mbyllur;

–  Bizneset me aktivitete të fitnesit dhe palestrave; dhe

–   Bizneset me linja aktive të licencuara të transportit ndër urban të udhëtarëve.

Për subvencionim të qirasë mund të aplikojnë:

–   Bizneset me aktivitet të vetëm të gastronomisë;

–   Bizneset që ushtrojnë aktivitet në qendrat tregtare të tipit të mbyllur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni