Kreu Ekonomi Zyrtare: Këto jane kriteret per te fituar paratë nga fondi i Ministrise se Tregtise

Zyrtare: Këto jane kriteret per te fituar paratë nga fondi i Ministrise se Tregtise

nga Flamur Berisha
  1. Për të aplikuar duhet plotësuar Aplikacionin(shkarko në web) më të dhënat bazike të subjektit aplikues dhe duhet të dorëzoj dokumentacionin sipas UA (MTI) 01/2018 dhe kërkesave shtesë, si në vijim:
    • Deklaratën nën betim(shkarko në web)
    • Certifikatën e regjistrimit të biznesit me të gjitha informatat përcjellëse sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës;
    • Certifikatën e numrit fiskale (nuk aplikohet për bizneset të cilat numrin e regjistrimit të biznesit dhe numrin fiskal e kanë në një certifikatë);
    • Vërtetim tatimor me të cilën vërtetohet se aplikuesi nuk ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera apo obligime tjera tatimore ose është në marrëveshje për shlyerjen e borxhit me ATK;
    • Kopjen e letërnjoftimit të personit/ve në emër të cilit/ve është i regjistruar aplikuesi;
    • Dëshmi nga aplikuesi se nuk është nën falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjygjësor të lëshuar nga Gjykata Themelore – kërkohet origjinali jo më i vjetër se 30 ditë;
    • Dëshminë e xhirollogarisë aktive të aplikuesit në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovë;
    • Gjendjen e xhirollogarisë bankare të aplikuesit për vitin e fundit. Për aplikuesin e sapo themeluar kjo nuk është e aplikueshme;
    • Projekt-propozimin që përfshin: qëllimin, aktivitetet e projektit, koston financiare si dhe planin kohor të realizimit të projektit dhe strukturën organizative të aplikuesit;
    • Të mos ketë pranuar mjete nga burimet tjera të financimit për të njëjtat aktivitet, (e dëshmuar më deklaratën nën betim);
    • Të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit nga MTI për dy vitet  e fundit, (e dëshmuar  me deklaratën nën betim);
    • Lista e të punësuarve të dëshmohet nga Administrata Tatimore e Kosovës për vitin 2020. Në bazë të së cilës listë do të kategorizohen si ndërmarrje mikro, e vogël dhe e mesme. Sqarim: kompanitë që kanë mbi 249 punëtor, diskualifikohen.
    • Ndërmarrja me rastin e aplikimit duhet të dorëzojë ofertën për blerjen e makinerisë prodhuese/përpunuese.
  1. Kriteret e vlerësimit:
  • Të ardhurat bruto vjetore, marrin maksimum 20 pikë:
  • ndërmarrjet mikro marrin nga një (1) pikë për çdo 2,000.00 EUR të ardhura bruto vjetore,
  • ndërmarrjet e vogla marrin nga një (1) pikë për çdo 40,000.00 EUR të ardhura bruto,
  • ndërmarrjet e mesme marrin nga një (1) pikë për çdo 200,000.00 EUR të ardhura bruto.

Të ardhurat bruto të dëshmohen nga Administrata Tatimore e Kosovës për vitin 2020.

  • Vlera e bashkëfinancimit të vlerës së projektit investiv nga ana e ndërmarrjes (blerjes se makinerisë prodhuese/përpunuese), marrin maksimum 25 pikë:
  • ndërmarrjet mikro marrin nga tri (3) pikë për çdo 1,000.00 EUR të deklarimit të bashkëinvestimit të vlerës së projektit,
  • ndërmarrjet e vogla marrin nga një (1) pikë për çdo 1,200.00 EUR të deklarimit të bashkëinvestimit të vlerës së projektit,
  • ndërmarrjet e mesme marrin nga një (1) pikë për çdo 2,000.00 EUR të deklarimit të bashkëinvestimit të vlerës së projektit.
  • Planifikimi i punësimit, maksimum 30 pikë,
  • ndërmarrjet mikro marrin nga gjashtë (6) pikë për çdo një (1) që do të punësojnë;
  • ndërmarrjet e vogla marrin nga katër(4) pikë për çdo një (1) që do të punësojnë;
  • ndërmarrjet e mesme marrin nga dy (2) pikë për çdo një (1) që do të punësojnë;

Numri që planifikohet të punësohet duhet të dëshmohet me deklaratë me shkrim (nënshkruar dhe vulosur), e cila më pastaj për ndërmarrjet përfituese do të jetë pjesë e marrëveshjes.

  • Përqindja e të punësuarve të gjinisë femërore nga gjithsej të punësuarit e subjektit aplikues, maksimum dhjetë (10) pikë, nga një (1) pikë për çdo 10% te të punësuarve të gjinisë femërore.

Lista e të punësuarve të dëshmohet nga Administrata Tatimore e Kosovës për vitin 2020.

  • Maksimumi 15 pikë, me projekt-propozime dëshmojnë që subvencionet e ndara do të ndikojnë në:
  • Rritjen e investimeve në Republikën e Kosovës;
  • Rritjen e prodhimtarisë vendore;
  • Rritjen e eksportit;
  • Promovimin e turizmit;
  • Zhvillimin e NMVM-ve;
  • Rritjen e kapaciteteve konkurruese të NMVM-ve;
  • Hapjen e vendeve të reja të punës.

Vëmendje:

  • Në rast që ndërmarrja do të jetë përfitues, atëherë do të nënshkruhet marrëveshje dypalëshe (MTI/KIESA dhe ndërmarrje), pjesë e secilës do të jenë edhe deklarimet që janë bërë me rastin e aplikimit.
  • TVSHështë shpenzim i pranueshëm vetëm për persona fizik dhe ndërmarrje jo deklaruese të TVSH-së. Për ndërmarrjet që janë deklaruese  të TVSH-së, ky është shpenzim i papranueshëm.​
  • Makineria prodhuese/përpunuese cila kërkohet të subvencionohet duhet të jetë e re.
  • Ndërmarrjet mund të përfitojnë vetëm një grant dhe atë vetëm për makineri.
  • Vlerësimi i aplikacioneve zhvillohet ndërmjet kategorive përkatëse si mikro me mikro, të vogla me të vogla dhe të mesmet me të mesme.
  • Ndërmarrjet që nuk i kalojnë 50 pikë do të diskualifikohen.
  • Përfitues do të jenë ato ndërmarrjet që janë renditur më pikë më të larta nga komisioni vlerësues, varësisht prej limiteve buxhetore të planifikuara.

Sqarim: NMVM-të që kanë përfituar subvencionim me mjete financiare për blerjen e makinerive gjatë vitit 2019 dhe 2020 nga MTI/KIESA nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga kjo thirrje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni