Kreu Biznes Zyrtare: Këto janë të gjitha masat e reja anti-Covid

Zyrtare: Këto janë të gjitha masat e reja anti-Covid

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja anti-Covid, raporton Express

Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjes së maturës, është i lejuar, me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës, 30 persona në 100 metra katrorë, por jo më shumë se 200 të ftuar në raste kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.

Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë 3 metra.

Mbajtja e dasmave dhe ahengjeve tjera familjare lejohet deri në orën 23:00. Muzika lejohet deri në orën 22:45.

Orari i gastronomisë nuk ka ndryshuar, do të vazhdojë ashtu siç ka qenë deri më tani, deri në orën 23:00.

Këto janë të gjitha masat e reja të miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës:

Ju gjithashtu mund të pëlqeni