Kreu Ekonomi Zyrtare: keto jane vendimet e sotme te Ministrise se Shendetsise!

Zyrtare: keto jane vendimet e sotme te Ministrise se Shendetsise!

nga Flamur Berisha

Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, është mbledhur sot për të diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se nëse nuk respektohen masat aktuale, do të rikthehen masat e mëhershme.

Nëse vazhdon disiplina dhe ruajtja e kësaj qetësie pandemike, ne mund të ecim së bashku, për ndryshe duhet të rikthehemi në masat të cilat kanë qenë obligative për ne”, ka thënë ai.

Përndryshe, Zemaj ka folur edhe për fushatën zgjedhore.

Ai ka thënë se fushata ka kaluar me pasoja të lehta në gjendjen me pandeminë, dhe se tani vendi ka hyrë në një fazë tjetër.

“Ne apelojmë për respektim dhe ndërmarrje të masave për menaxhim të infektimit me COVID-19. Është e domosdoshme të respektohet nga të gjithë ajo që është proklamuar, maska, distanca dhe ajrosja e lokaleve”, ka shtuar ai

Ju gjithashtu mund të pëlqeni