Kreu Ekonomi Zyrtare: Kjo eshte procedura aplikimit për terheqjen e 10 përqindeshit

Zyrtare: Kjo eshte procedura aplikimit për terheqjen e 10 përqindeshit

nga Flamur Berisha

Kryesuesi i bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina ka thënë se për të aplikuar për tërheqjen e 10-përqindëshit duhet të japin vetëm numrin personal dhe atë llogarisë bankare.

Morina tha se janë duke punuar në 24-orë për ta vënë në dispozicion këtë faqe.

“Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Për të aplikuar duhet llogaria bankare dhe numri personal. Lusim qytetarët që këto të dhëna t’i japin të sakta dhe se paratë do të transferohen në xhirollogaritë individuale. Presim që shumë shpejtë të bëhen pagesat për aplikimet dhe presim që pagesat të bëhen para fundvitit”, tha ai.

Po ashtu, kryeministri i vendit Avdullah Hoti bëri të ditur se ditën e premte nga ora 15:00 do të hapet ueb-faqja për aplikim për tërheqjen e 10-përqindëshit.

“E falënderoj Trustin dhe BQK-në për kryerjen e të gjitha procedurave në mënyrë që qytetarët shumë shpejtë të fillojnë procedurën e aplikimit për tërheqjen e këtyre fondeve. Nga informatat që morëm është hapur edhe ueb-faqja. Të gjitha përgatitjet janë bërë, të premten në orën 15:00 hapet sistemi për të aplikuar për tërheqjen e mjeteve”, tha kreu i ekzekutivit, përcjell Kontabilisti

Ju gjithashtu mund të pëlqeni