Kreu Ekonomi Zyrtare: Kosova siguron mbi 1 milion vaksina në marrëveshjen me Pfizer

Zyrtare: Kosova siguron mbi 1 milion vaksina në marrëveshjen me Pfizer

nga Flamur Berisha

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se deri në fund të vitit pritet që në Kosovë të arrijnë mbi 1 milionë vaksina Pfizer.

Kështu u shpreh ministri Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku u konfirmua përfundimi i negociatave me Pfizer

“Kemi nënshkruar shumë terme të konfidencialitetit, nuk mund të japim shumë informacione por në lidhje me këtë, mund të ju konfirmoj se deri në fund të vitit pritet të vijnë 1 milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19”, tha Vitia, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë blerë vaksina nga prodhuesi Pfizer.

Kurti theksoi se falë kësaj marrëveshje do të vaksinohet 60 për qind e qytetarëve brenda këtij viti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni