Kreu Ekonomi Zyrtare: Ky është njeriu më i pasur në botë

Zyrtare: Ky është njeriu më i pasur në botë

nga Flamur Berisha

Jeff Bezos ka rikthyer titullin e tij si njeriu më i pasur në botë. Këtë epitet ia mori Elon Muskit i cili e kishte mbajtur për rreth 6 javë.

Sipas të dhënave Bezos ka 191 miliardë, ndërsa Musk ka 190 miliardë.

Musk humbi rreth 4.5 miliardë dollarë të martën pasi aksionet e Teslas ranë 2.4 për qind, e cila ishte e mjaftueshme që ta vendoste atë në vendin e dytë në rangimin e indeksit në Bloomberg Billionaires.

Ndërkaq Bill Gates është njeriu i tretë më i pasur në botë me pasuri prej 137 miliardë dollarë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni